Garat automobilistike janë kthyer në një kampionat shumë joshës, saqë nuk mund të imagjinojmë një ditë pa motorrët e zhurshmë,
Nga sezoni në sezon, bota e motorsport është përfshirë nga risitë, ndërsa Formula E ka shkuar më tej, duke hedhur idenë e një botërori me makina të zhurmshme por pa shofer.
Një ide e pritur me të qeshur nga tifozët, por që duket se organizatorët po e marrin seriozisht.
“Njerëzit qeshën, por njerëzit po kthehen ngadalë në ide. Jemi në një proces tranzicioni shumë të rëndësishëm të motorsportit. Garat automobilistike po humbasin nga shkëlqimi i tyre dhe ne duhet të luftojmë për ta mbajtur atë, me një kosto të vogël dhe mjaft emocionuese për këtë brez të ri”.- deklaroj një nga organizatorët e Formula E për kanalin televiziv “CNN”.