Çdo vit korporata IBM zgjedh pesë prej teknologjive më të reja, për të cilat ajo mendon se do të ndryshojnë botën në pesë vitet e ardhshme. Në të kaluarën korporata ka qenë më e vëmendshme ndaj telefonave celularë, por këtë vit lista e IBM-ve përmban pajisje që do të zotërojnë aftësi të shqisave tona, madje edhe më tepër; Imagjinoni të blini rroba në internet dhe të jeni në gjendje të vini dorën mbi ekranin e kompjuterit tuaj dhe të keni ndjesinë sikur po i prekni. “Bëhet fjalë për një ndryshim rrënjësor të kompjuterëve dhe të mënyrës se si ne bashkëveprojmë me ta, si të ishin njerëz”, thotë zv.presidenti i IBM-ve, Bernie Mayerson. Makinat inteligjente së shpejti do të jenë në gjendje të dëgjojnë tingujt përreth dhe të nxjerrin në dukje ato që na interesojnë më shumë. Një sistem i avancuar do t’ju tregojë prindërve se përse është duke qarë fëmija i tyre i vogël. Në një të ardhme të afërt kompjuterë do të jenë në gjendje të bëjmë më tepër sesa thjesht njohja e imazheve apo të dhënat vizuale. Përparimet në pesë vitet e ardhshme në teknologjinë kompjuterike thotë zoti Maloov, do të bëjnë që gjërat që tani na duken si fantashkencë, të jenë pjesë e jetës sonë të përditshme. (voa)