Pritet që të me rishpërndarjen e të hollave buxhetore , do të përafarohen dallimet midis të hyrave dhe të dalave të planifikuara në buxhet siç janë edhe investimet kapitale për rrugë, gazsjellës, shkolla, universitete, ujësjellës, spitale, sistemeve të vaditjes në bujqësi etj
Fisnik Pasholli
Shkup, 29 gusht – I paralajmëruar disa herë në muajt e kaluar dhe pastaj i anuluar, pritet që më së voni deri në fillim të muajit tetor të realizohet rishikimi i buxhetit të këtij viti. Në të kaluarën me rishikimet e ndryshme janë harmonizuar dallimet midis të ardhurave dhe harxhimeve të projektuara dhe të realizuara siç janë edhe investimet kapitale. Me fjalë të tjera pritet që të rivlerësohen të gjitha shkallët e të hyrave dhe dalave në buxhet. Thënë ndryshe, pritet që me rishpërndarjen e të hollave buxhetore , të përafrohen dallimet midis të hyrave dhe të dalave të planifikuara në buxhet siç janë edhe investimet kapitale për rrugë, gazsjellës, shkolla, universitete, ujësjellës, spitale, sistemeve të vaditjes në bujqësi etj . Në fillim të muaji korrik, kryeministri Zoran Zaev që ndërmori përkohësisht funksionin e ministrit të financave deri në emërimin e ministrit të ri, konfirmoi se do të ketë rebalanc të buxhetit, të çilit paraprakisht do ti prijnë analizat e nevojshme që të shikohet se ku ka nevojë që të ketë ndryshime tek shkallët e buxhetit.”
E di se disa pjesë të buxhetit duhet të ndryshohen. Pjesa më e madhe ka të bëjë me maksimalizimin e investimeve kapitale. Kemi një miliardë e gjysmë denarë të parashikuara për gazifikim dhe nëse nuk projektojmë mjete shtesë, deri në tetor-dhjetor do të mbesin pa të holla për realizimin e gazifikimit si projekt i rëndësishëm për shtetin”, thotë kryeministri Zaev. Kohë më parë edhe zëvendës ministrja e financave Shyrete Elezi theksoi se pagesa e tatimeve dhe të ardhurave të përgjithshme në shtet për sivjet është rritur me 6.6 për qind, ndërsa janë realizuar 96.2 miliardë denarë nga 210 miliardë sa janë planifikuar. “ Realizim të mirë ka edhe tatimi progresiv me mbi 16 për qind si dhe TVSH me mbi 4.3 për qind deri në mesin e muajt korrik, ndërsa janë rritur edhe kontributet për 9 për qind, investimet bruto për 9.9 për qind, ndërtimtaria për 7 për qind. Realizimi , likuiditeti dhe pagesat po zhvillohen në rregull, por me siguri se do të analizohet se cilat projekte kapitale do të duhet të shtohen apo anulohen në pjesën e buxhetit të planifikuar”, thotë Elezi. Nga ana tjetër, një pjesë e ekspertëve thonë se kur nuk harxhohen të hollat nga arka shtetërore siç duhet atëherë më mirë do ishte që shkurtimet e caktuara në buxhet të ishin realizuar më parë .
Pra, ekonomistët vlerësojnë se ky rebalanc është i vonuar për shkak se në këtë kohë po fillojnë përgatitjet për hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. “ Është vështirë që me një siguri më të madhe të parashikohen të ardhurat dhe harxhimet në buxhet , mirëpo nëse realizimi i investimeve kapitale apo grumbullimi i të ardhurave nuk rrjedh sipas një plani të caktuar, atëherë më mirë do të ishte që të kemi një rebalanc më herët që do të shkonte edhe në favor të objektivave të qeverisë në rrafshin ekonomik”, thotë eksperti ekonomik Zoran Ivanovski. Në ndërkohë, njohësit e tjerë të ekonomisë thonë se nevojitet një parashikim më i saktë dhe planifikim më mirë i harxhimit të të hollave të shtetit për projekte të ndryshme kapitale të cilat deri në fund të muajit korrik janë realizuar me 24.5 për qind apo janë harxhuar 103,4 milion euro nga 422,2 milion euro sa janë parashikuar në vitin 2019. “ Si shtet na nevojitet një zgjidhje sistemor lidhur me kontrollin dhe përgjegjësinë për realizimin e investimeve kapitale. Nevojitet që seriozisht të mendohet që në të ardhmen të vendoset një sistem që parashikon kontrollin, inicimin , realizimin dhe përgjegjësinë , për shkak se ne në vazhdimësi po kemi realizim të dobët të investimeve kapitale që ndodh që edhe keq planifikohen”, thotë eksperti Pavle Gacov. Ndryshe, në vitin 2018, Kuvendi e miratoi rishikimi më 11 nëntor ku me korrigjimet e harxhimeve të buxhetit u siguruan të holla apo ndihmë e pakthyeshme për komunat në vlerë prej 50 milion euro për kthimin e borxheve. Në vitin 2017 , Parlamenti e miratoi rishikimin e buxhetit më 6 gusht.
Rebalanci i para dy viteve shkurtoi harxhimet joproduktive të qeverisë dhe institucioneve të tjera për 122 milion denarë , si dhe harxhimet e tjera për 257 milion denarë. Në të kaluarën me rishikimet e ndryshme janë harmonizuar dallimet midis të ardhurave dhe harxhimeve të projektuara dhe të realizuara siç janë edhe investimet kapitale. Në vitin 2016 rishikimi u miratuar nga organi ligjvënës dhe të zgjedhurit e popullit më 29 korrrik. Pas miratimit në seancë qeveritare, rishikimi duhet të kalojë në Parlament. Së pari duhet të shqyrtohet nga ana e Komisionit për financa dhe buxhet, ndërsa më vonë pas debatit dhe pranimit apo mospranimit të amandamenteve të caktuara që propozohen nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës, edhe duhet edhe të miratohet nga shumica në Kuvend.