Zejnulla VESELI
Shkup, 9 qershor – Ekip ekspertësh nga Ministria e Financave janë duke punuar në projektimin e rishikimit të buxhetit dhe shpresojmë që rishikimi të ndodhë para vjeshtës. Kështu deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i Financave në takim më përfaqësues të mediave. Para se të flet për gjendjen momentale të buxhetit, Tevdovski u zotua se Ministria e Financave në të ardhmen do të jetë transparente për dallim nga udhëheqësia e mëparshme, e cila plotë 8 vite ishte e mbyllur për opinionin sa i përket të gjitha informacioneve që kanë të bëjnë me mënyrën se si harxhohen paratë e buxhetit, gjegjësisht paratë e tatimpaguesve. “Përfundimisht më 1 qershor në arkën shtetërore ka 6.5 milion euro në denarë dhe 209 milion euro në llogarinë devizore pra nga euro obligacioni. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se do të ketë vonesa sa i përket pagesë së rrogave pensioneve dhe subvencioneve bujqësore”, deklaroi Tevdovski. Sipas Tevdovskit, 209 milion euro para nga euroobligacioni nuk do të shfrytëzohen për pagesa të rregullta buxhetore por këto para do të shkojnë për servsimin e borxhit publik. “Rishikimi i buxhetit është duke u projektuar dhe drejtimet janë që të eliminohen të gjitha ato harxhime joproduktive dhe se me rishikimin e buxheti do të parashihen mjete për rritjen e rrogës minimale. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që rishikimi I buxhetit të ndodhë par vjeshtës”, deklaroi Tevdovski,ministër i financave. Gjithashtu ministri Tevdovski informoi se prioritet i ministrisë do të jetë rimbursimi i TVSH-së për firmat si dhe shlyerjen e borxhit ndaj firmave që kanë kryer shërbime apo punë ndërtimore për qeverinë dhe institucionet shtetërore. “Vetëm javën e parë ministria e financave ka paguar 1.2 miliard denarë rimbursim të TVSH-së ndërsa pagesat që do të bëhen deri në fund të kësaj jave, vlera mund të shkon në 2 miliard denarë. Ndryshe ministria e mëparshme për rimbursim të TVSH-së brenda një muaji ka paguar 1.2 miliard denarë deri më 1.5 miliard denarë ndërsa ne vetëm për një jave firmave u kemi kthyer TVSH-në në vlerë prej 1.2 miliard denare. Njehërit kemi berë një pjes ëtë pagesë së subvnecioneve për vitin 2016 më saktë pjesën më të madhe të borxhit total prej 5 miliard denarëve apo 90 milion euro ”, deklaroi Tevdovski. Ndërkaq sa i përket se sa është borxhi publik Tevdovski u përgjigj se për momentin ende nuk disponon më shumën e saktë por vlerësimet e para janë se borxhi publik ka tejkaluar 50 për qindshin nga Bruto Prodhimi Vendor. “Për momentin jemi duke bërë presion deri te të gjitha institucionet shtetërore përfshirë këtu komunat dhe ndërmarrjet shtetërore që të dorëzojnë listë të saktë se sa është borxhi i tyre. Këtë informacion duhet ta dorëzojnë për një kohë sa ma të shkurtë që të mund të mësojmë saktë sa është borxhi publik deh të përgatisim strategji për kthimin e borxhit. Kthimi i borxhit publik për vitin 2018 dhe 2019 nuk është aq kritik sa është kthimi i borxhit publik për vitin 2020 – 2021 ku duhet të kthehet borxhi bazë në vlerë prej 1 miliard euro”, tha ministri Financave Dragan Tevdovski. (koha.mk)