Rishfaqet pas dekadash paraziti mishngrënës

13

Florida është në alarm pas rikthimit të një paraziti mishngrënës që ka vrarë më shumë se 100 drerë që prej muajit korrik. Ky krimb, që mendohej se ishte zhdukur prej dekadash, ka çuar në një emergjencë agrikulturore në Monroe Country të Floridas, teksa autoritetet po përpiqen të parandalojnë një epidemi të mundshme. I njohur si krimi në formë vide për shkak të pamjes së ngjashme me këtë të fundit, ai është një larvë e familjes së mizave Hominivorax Cochliomyia. Kur kjo specie maturohet duket si një mizë e zakonshme, por larvat e saj janë tepër të rrezikshme. Ajo infekton kafshët me gjak të nxehtë, duke u futur në plagë të hapura dhe duke u ushqyer me mishin e tyre. Njerëzit janë gjithashtu të rrezikuar nga ky parazit, ndonëse deri më sot nuk është raportuar për të prekur. Paraziti në fjalë, që nuk shfaqej prej 50 vitesh në Florida, ishte objektivi i një fushate të gjatë që nisi në 1930-ën dhe përfundoi me zhdukjen e tij me sukses në 1966-ën. Që prej asaj kohe autoritetet janë përpjekur ta mbajnë situatën nën kontroll megjithatë në një mënyrë apo në tjetrën, ky parazit ia doli të rikthehej, duke prekur mbi të gjitha botën shtazore. Sipas “The New York Times”, në rrezik janë drerët e njohur si “Key”, që jetojnë vetëm në Florida dhe që janë një specie e rrezikuar, me më pak se 1 mijë të tillë të mbetur në vend. Në gjithë këtë situatë, duket se lajmi i mirë që është se vaksinat për parandalimin nga prekja e këtij virusi po japin rezultate pozitive.

Comments are closed.