Prej disa kohësh është përfolur se këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora dhe partneri i saj, Taika Waititi, pritet që së shpejti t’i japin fund beqarisë. E mesa duket një gjë e tillë paska ndodhur. Thuhet se ata i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit në fshehtësi të plotë. Dyshimet lindën kur regjisori i famshëm është fotografuar me një unazë në gisht.
Ka qenë motra e Rita Orës, Elena, ajo që ka postuar në rrjetet sociale një foto të Taika-s, ku menjëherë të bie në sy unaza. Imazhi në fjalë vjen pas thashethemeve se çifti i famshëm kishte nisur planet për ceremoninë. Ndërkohë miq pranë tyre kanë konfirmuar se ata duan që të mbajnë një ceremoni të madhe në Londër këtë vit. Gjithçka mbetet për t’u parë!