Shkup, 15 mars – Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë i kryesuar nga komodori Majkëll Naumov në Shkup mbajti bisedime shtabi me ekipin ekspert nga Ministria e Mbrojtjes, i kryesuar nga koloneli Zoran Sekullovski. Me këtë rast, u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje mes dy vendeve, i cili, siç u vlerësua në katër vitet e kaluara ishte në nivel modest.
Avancimi i bashkëpunimit, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, është inicuar nga ministrat e mbrojtjes të dy vendeve, Shekerinska dhe Apostolakis, në takimin muajin e kaluar në Bruksel.
Ekipi i Greqisë, sot u prit në takim tek zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila ka shprehur kënaqësi nga gatishmëria e mbrojtjes së dy vendeve, të tregojë në vepër se Marrëveshja e Prespës i hap mundësitë për bashkëpunim, në interes të qytetarëve.
“Vendimi i dy qeverive është që ta përforcojmë bashkëpunimin, t’i ndërrojmë raportet mes dy vendeve dhe t’u japim mbështetje dhe miqësi. Diskutimi transparent dhe dinamik për thellimin e bashkëpunimit të dy delegacioneve tregon se armatat janë të parat që u përgjigjën në thirrjen politike që t’i hapin mundësitë për bashkëpunim në interes të qytetarëve nga dy vendet – fqinj. Kanali i bashkëpunimit është i hapur, duhet ta kompensojmë kohën e kaluar”, potencoi në takim ministrja e Shekerinska.
Komodor, Majkëll Naum, në emër të delegacionit grek, theksoi se bisedimet e shtabit nuk janë burokratike, por proces thelbësor i avancimit të bashkëpunimit në mbrojtje. Ai ka thënë se edhe Armata e Greqisë është e gatshme t’i realizojë planet për thellim të bashkëpunimit me Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas drejtimit të ministrit Apostolakis, ndërsa në interes të dy vendeve fqinje. Potencoi se edhe potenciali për bashkëpunim është i madh.
Nga Ministria shtojnë se dy ministrat janë pajtuar se bashkëpunimi do të intensifikohet në plan dypalësh, rajonal dhe në kuadër të NATO-s. Pas këtij takimi, ministrja ka dërguar ftesë deri te kolegu i saj grek Apostolakis, e cila pritet që të realizohet së shpejti. Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare në një vizitë zyrtare, të ministrave të mbrojtjes të dy vendeve, pas 16 viteve.