Komunikacioni në aksin rrugor Shën Nikollë – Shtip sot do të riorientohet në aksin tek unaza afër fshatit Kadrifakovë nga rruga rajonale 526 në rugën magjistrale A3 dhe anasjelltas deri te unaza tek fshati Tre Çezmet përmes korsisë së sapondërtuar.
Riorientimi do të kryhet nga ora 14 për shkak të kryerjes së punëve magjistrale A4 aksi Shën Nikollë – Shtip. Për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore në rrugë (asfaltim) nga qarkullimi do të jetë në ndërprerje në të dy drejtime nga ora 13:00 – 17:00 në aksin rrugor Mavrovë – Dibër në pjesën e Urës së Boshkos deri në “Mellniçki most”. Sipas informacioneve nga LAMM, ky aks rrugor do të jetë i mbyllur deri nesër.
Në rrugët tjera komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.