Shkup, 16 janar – Nga kompania “GSOL/Euronikel” informuan se Gjykata e Apelit në Shkup e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore në Veles me të cilën miratohet Plani për riorganizim të “Feni industri” nga Kavadari.
“Miratimi i planit për riorganizim të Feni Industri, i krijuar dhe parashtruar nga GSOL/Euronikel është në fuqi dhe paraqet dokument ekzekutiv sipas dispozitave të Ligjit për falimentim. Kjo do të thotë se “Feni” përfundimisht del nga falimentimi dhe se tani ka pronar të ri, GSOL/Euronikel, ndërsa pas të gjitha trazirave ky vendim vlerë më të madhe ka për të punësuarit, firmat të cilat bashkëpunojnë me Feni dhe tërë rajoni i Kavadarit”, citohet në kumtesën e kompanisë.
Prej atje vlerësojnë se para një vit e gjysmë “Feni industri” ka kaluar në falimentim, ndërsa mënyra në të cilën është udhëhequr procedura falimentuese dhe shpejtësia me të cilën janë zhdëmtuar kreditorët janë dëshmi se ligji për falimentim dhe zbatimi i tij jep rezultate pozitive.
“Edhe krahas shumë përpjekjeve të vihet dyshim i dokumentacionit të procesit për zgjidhjen e fatit të Kombinatit, vendimi i fundit dhe përfundimtar i Gjykatës dëshmon se nuk janë konstatuar kurrfarë parregullsi, ndërsa procedura falimentuese e Fenit ishte rregulluar dhe zbatuar në mënyrë transparente, që të rezultojë me plan të konfirmuar për riorganizim dhe të ardhme të sigurt për Fenin dhe të gjitha palët e prekura nga puna e tij”, citojnë nga GSOL/Euronikel.