Sulmuesi japonez, Kazuyoshi Miura është kthyer në një personazh të dashur për tifozët në mbarë globin, e një motivim për ata futbollistë, që mes problemeve synojnë të mbyllin më herët karrierën.
Futbollisti aziatik, i lindur në vitin 1967, ka surprizuar sërish duke rinovuar kontratën me skuadrën e Yokohamas. Ai po përgatitet të luajë sezonin e 34-t si profesionist.
Me thuajse 52 vjeç të mbushur, realisht në muajin shkurt, Kazuyoshi Miura është një nga futbollistët më të mirë në ligën e dytë japoneze, madje ndihmon skuadrën e tij përmes golave të bukur.
“Kam rinovuar marrëveshjen time edhe për vitin 2019 dhe i falënderoj të gjithë për mbështetjen që vazhdojnë të më tregojnë. Dua të luaj në thuajse çdo ndeshje, e nuk dua të humbas asnjë minutë, e madje asnjë sekondë lojë. Për këtë impenjohem çdo ditë në stërvitje”, tha sulmuesi japonez 52-vjeçar.
#横浜FC は #三浦知良 選手との
2019シーズンの契約を更新‼️
リーグ戦でゴールを決めた最年長のプロサッカー選手として、
ギネス世界記録にも登録されている #キングカズ 🔥
今シーズンも更なる記録更新に期待💪#Jリーグ@yokohama_fc pic.twitter.com/xO0tWa3E4A
— Jリーグ (@J_League) January 11, 2019