Presidenti i Barcelona, Josep Maria Bartomeu, tha se ai gjithmonë e priste që Lionel Messi të firmosë një kontratë të re me klubin e tij, duke thënë se ky është një lajm i mirë për botën e futbollit. Messi firmosi marrëveshjen e re me gjigantët katalanas deri në vitin 2021. “Personalisht kam qenë gjithmonë i bindur se Messi do të rinovonte për katër vitet e ardhshme. Ky është një lajm shumë i mirë, jo vetëm për tifozët e Barcelonës, por për të gjithë sportin e futbollit në përgjithësi,” – tha Bartomeu.
“Historia e Messi është shembulli i një besnikërie dhe përkushtimi. Ai është futbollisti më i madh i historisë dhe që në moshën 13-vjeçare ka veshur fanellën e Barcelonës. Tani historia do të vazhdojë. Fakti që ai do të qëndrojë dhe katër vjet me ne do të thotë që gjërat po shkojnë mirë. Ne jemi shumë të lumtur për të dhe për familjen e Barcelonës, – deklaroi Bartomeu. – Vitin e kaluar rinovuam edhe me Suarez dhe Neymar, kësisoj, ende për një kohë të gjatë do të kemi sulmin më të mirë të planetit.”