Athinë, 7 shtator Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkevics, pas takimit me kolegun e tij grek Nikos Koxias shfaq shpresë se Marrëveshja e Prespës do të finalizohet, me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Në deklaratën për mediat, shefi i diplomacisë së Letonisë tha se vendin do ta quajë Maqedonia Veriore”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Ne shpresojmë se procesi do të kompletohet me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut edhe në NATO edhe në Bashkimin Evropian, se çështja do të zgjidhet dhe se do të kemi edhe një shtet anëtar”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Letonisë.
Koxias i shprehu falënderim Rinkevcit personalisht dhe presidencës lituaneze me BE-në (gjysmën e parë të vitit 2015) për “temat e rënda për të cilat kanë biseduar, siç është çështja e Maqedonisë, për të cilën sot, falë pozicionit të presidencës së atëhershme, kemi mundur të gjejmë zgjidhje të mira dhe kreative”.
Shefi i diplomacisë greke u përqendrua edhe në përdorimin e emrit kushtetues në letrën nga Trampi deri te Ivanovi, duke thënë se kur Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në të dyja vendet, atëherë vendi do të quhet Maqedonia e Veriut.