Përmes disa pamjeve të publikuara në rrjete sociale, Rina Balaj me një pjesë të stafit të saj ka zgjedhur të ndihmojë disa familje me ushqim.
19 vjeçarja nga Istogu, nuk është kjo hera e parë që e bën një gjë të tillë, pasi raste humane ka pasur dhe më herët por që ajo ka zgjedhur mos t’i bëjë publike.
Kjo ndihmë e ditës së sotme, vjen nga koncerti i saj i fundit, ku shumën e fituar ka vendosur ta ndajë për të ndihmuar të tjerët.