Bruksel, 30 shtator – Rimëkëmbja e eurozonës nga kriza e koronavirusit do të ngadalësohet në tremujorin e katërt, pas bumit fillestar në muajt e verës, tregoi hulumtimi i zbatuar në institucionet ekonomike në Gjermani, Zvicër dhe Itali.
“Rritja ekonomike në eurozonë do të stabilizohet në tremujorin e katërt, pas rimëkëmbjes së fuqishme në tremujorin e tretë”, thuhet në kumtesën e institutit gjerman “Ifo”, duke publikuar projeksione ekonomike me “KOF”-in zviceran dhe “Istat”-in italian.
Në tre muajt e fundit të këtij viti pritet që ekonomia në eurozonë të rritet 2,2 për qind në krahasim me periudhën nga korriku deri në shtator, kur kërceu për 8,2 për qind tregojnë hulumtimet e “Ifo”-s, Kof”-it dhe “Istat”-it.
Në tremujorin e dytë, ekonomia ra për 11,8 për qind për shkak të kufizimit të vendosur për parandalim të përhapjes së koronavirusit.
Gjatë gjithë vitit 2020, ekonomia në eurozonë duhet, sipas institutit, të bjerë për 8 për qind.