Përfaqësues të lartë të koalicionit “Rilindje me BESË”, gjatë mbrëmë kanë realizuar takime të shumta me banorët e Strugës, Ohrit, Kërçovës, Llabunishtës, Dollnenit dhe Dibrës. Gjatë këtyre takimeve, kryetari i Lëvizjes BESA, Billall Kasami, ka thënë se ka ardhur koha që shqiptarët në ekzekutivë të përfaqësohen nga njerëz me dinjitet dhe integritet të lartë moral. “Duke parë numrin e shumtë të banorëve pjesëmarrës në këto tubime, kjo dëshmon se më 22 nëntor – në orën 19:00 salla e Boris Trajkovskit do të jetë e vogël për besatarët”, tha Kasami, duke ftuar sipatizantët në Konventën për promovimin e kandidatëve dhe Platformës “Ridefinimi”.