Rilindje me BESË sonte ishte prezent në Hasanbeg dhe Haraçinë, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi me rritjen e numrit të Besatarëve rritet edhe realiteti se BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja do të zgjedhjet. “Afrohet dita e votimit dhe nuk kemi shumë kohë për shpjegime, andaj thënë shkurt e shqip se, o sot o kurrë, duhet të na bashkëngjiten ata që besojnë në vetveten, ata që besojnë në forcën dhe vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë, se neve duhet të na votojnë ata që duan t’i ruajnë vlerat shqiptare, pa të cilat vlera nuk vlen gjë të quhesh shqiptarë”, tha Kasami. Fjalë rasti kishte edhe Afrim Gashi, bartësi i listës në zonën 2, njëkohësisht edhe sekretar gjeneral i Lëvizjes Besa. Gashi para hasanbegasve tha se ne nuk do bëhemi shërbëtor i askujt, përveçse popullit tonë. Gjatë këtij takimi, fjalë rasti kishin shefi i shtabit komunal në Gazibabë – Fatmir Shaqiri, shefi i shtabit komunal në Haraçinë – Ali Ismaili, dhe anëtari i kryesisë qendrore Zejd Rexhepi.