alëngadalë, Zinedine Zidanit po i rikthehen lojtarët. Marco Asensio, që tashmë dihet se do të mungojë edhe disa muaj pas operimit në gju dhe Ferland Mendy, janë lojtarët e vetëm të dëmtuar në skuadrën e Zinedine Zidane. Të tjerët, tashmë kanë lënë pas dëmtimet dhe janë rikthyer në stërvitje.
I fundit është mbrojtësi i majtë, Marcelo. Ai ka kryer një pjesë të stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës gjatë ditës së enjte dhe raportohet se mund t’ia dalë të jetë gati për Atleticon, nëse jo nga fillimi – mund të jetë në stol.
Isco dhe Modric, janë futbollistët tjerë që kanë lënë prapa lëndimet. Ata sërish janë stërvitur me pjesën tjetër të ekipit dhe që të dy pritet të ftohen për derbin e së shtunës kundër Atletico Madridit.
https://tiger.cdnja.co/v/lq/lqPw.mp4?secure=qEb33Vvr0hWuwzzhrIvHCA&expires=1569529800