Gianluigi Buffon është lojtar i Juventusit përsëri. Portieri legjendar të enjten e ka kompletuar kthimin në Torino, duke nënshkruar kontratë njëvjeçare me Juventusin. Ai u kthye te klubi bardhezi pas një sezoni të vetëm në Francë me kampionin e Ligë 1, Paris Saint-Germain, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Në fund të sezonit 2017/18, Buffon u largua nga Juve pas plot 17 vjetëve të paharrueshme në Allianz Stadium dhe kaloi te gjiganti francez. Vetëm 12 muaj më pas, ai është kthyer, megjithatë.
41-vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me pagë bazike prej 1.5 milionë euro në vit plus bonuse. Pas sezonit të ardhshëm, Buffon e ka mundësinë të qëndrojë në klub duke marrë një rol si trajner apo drejtor.
Duke folur për kthimin te Juventusi, Buffon ka treguar edhe se ka refuzuar numri një që i ka ofruar Szczesny si dhe shiritin e kapitenit, gjest që tregon shumë.
“Szczesny dëshironte të më jap fanellën me numrin 1 dhe Chiellini shiritin e kapitenit, por refuzova. Do ta veshi fanellën me numrin 77”, deklaroi Buffon.