Rikthimi i Xhindit shkakton polemika (FOTO)

Fotoja e publikuar në kopertinën e “Entertainment Weekly”, ku aktori Will Smith shfaqet në rolin e Xhindit, shkaktoi polemika në rrjetet sociale për shkak se lëkura e Smith nuk është ngjyrë blu.

Megjthatë ishte vetë Will Smith, i cili preferoi t’i japë përgjigje çdo pyetjeje të ngritur. Ai tha se imazhi i publikuar nuk është përfundimtari, por vetëm paraqitja njerëzore e personazhit. Aktori madje tha se Xhindi do të jetë si në film, i gjithi blu, me llampën magjike dhe i rrethuar nga tymi.

Adaptimi kinematografik i filmit “Aladdin” do të dalë më 24 Maj të vitit të ardhshëm. Një nga risitë që do të ketë projekti i ri janë disa këngë të  kompozuara posaçërisht për filmin.