Mohamed Salah do të jetë i lumtur të dëgjojë se Premier League do të rikthejë topin e verdhë këtë fundjavë. Sulmuesi i Liverpool ka një mesatare më të mirë golash me topin e dimrit se çdo lojtar tjetër në historinë e kampionatit anglez. Që kur është prezantuar në sezonin 2004/05, Salah ka një mesatare një gol për ndeshje. Harry Kane është i dyti me 0.84 gola për ndeshje, Thierry Henry i treti me 0.71 dhe Ronaldo ka një mesatare 0.63. Salah ka shënuar vetëm katër herë këtë sezon, por ka 24 gola në 24 ndeshjet e fundit me këtë top. Ai ka treguar shenja përmirësimi në mesjavë me dy golat ndaj Red Star Belgrade.