Vazhdon edhe më tutje të jetë diskutabile çështja e rikthimit të Messit. Ani pse u ftua drejt Milanos, ylli argjentinas nuk u inkuadrua fare në takimin kundër Interit, shkruan GazetaBlic. Ndeshja u mbyll me barazim, derisa mediat nga gadishulli Iberik raportojnë se ai po punon maksimalisht që të paktën të rikthehet në ndeshjen ndaj Betisit.
Kjo nënkupton se fituesi i pesëfishtë i ‘Topit të Artë’ Lionel Messi mund të mos kthehet fare as fundjavën e ardhshme. Ditëve në vijim priten më shumë të reja sa i përket kësaj çështjeje, kurse ne do t’iu raportojmë për ç’do risi eventuale.