Pas shumë ditësh me vetëm 4 futbollistë në stërvitje, Antonio Conte nis të planifikojë Interin e derbit, pasi në kthyer në Milano edhe dy futbollistë nga grumbullimet me kombëtaret, Marcelo Brozovic dhe Andrea Pinamonti. I pari plotësoi numrin e kartonëve dhe nuk luajti ndaj Francës ndërsa sulmuesi 21-vjeçar përfundoi angazhimet me Shpresat e Italisë, ndaj të dy iu nënshtruan tamponëve dhe nëse do të rezultojnë negativë, do të zbresin ë stërvitje nën urdhrat e Contes.
Brenda mesnatës së mërkurë pritej që në Milano të kthehen edhe futbollistë të tjerë si Achraf Hakimi, Lautaro Martinez, Arturo Vidal e Alexis Sanchez, të cilët kanë përfunduar angazhimet në përfaqësueset përkatëse, ndërsa ritet që të plotësohet grupi dhe të gjithë t’u nënshtrohen tamponëve.
Nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të pakëndshme, atëherë Conte do të ketë në dispozicion vetëm ditën e premte për të punuar për derbin ndaj Milanit, ndërsa sa i përket formacionit nuk priten shumë dilema. Kjo pasi Sensi është i pezulluar dhe futbollistë si Bastoni, Skriniar, Nainggolan, Radu, Young e Gagliardini janë të prekur nga koronavirusi e janë vendosur në karantinë momentalisht, në pritje të shërimit.
Shpresat e Contes janë që të rikuperojë të paktën Bastonin, i cili mund të vihet në dispozicion të trajnerit të shtunën në mbrëmje, nëse rezulton negativ të premten, pasi përfiton nga ulja e izolimit të detyruar nga 14 në 10 ditë. Sa i përket pjesës tjetër në portë do të luajë kapiteni Handanovic, në mbrojtje do të zbresin De Vrij dhe Kolarov e D’Ambrossio nga krahët, ndërsa mesfusha pritet të përbëhet nga Hakimi, Perisiç, Barella, Vidal e Brozovic, e në sulm dyshja Lautaro-Lukaku. Christian Eriksen pritet ta nisë derbin nga pankina, pasi luajti një tjetër ndeshje si titullar ndaj Anglisë ku edhe shënoi golin e vetëm dhe të fitores.