Rikthehet Zhunior

Shkup, 11 janar – Stenio Zhunior ka lënë anash lëndimin e pasur muaj më parë dhe tani është rikthyer të stërvitet me ekipin. Sulmuesi brazilian do të jetë një përforcim i madh për Shkëndijës gjatë sezonit pranveror. Për shkak të lëndimit të miniskusit Zhunior i mungoi “kuqezinjve” një pjesë të madhe të sezonit vjeshtor, ku dhe bëri që kampioni të humb njërin nga lojtarët kryesor.

Por tani kjo i mbetet të kaluarës, Zhunior nga dita e mërkurë iu është bashkangjitur bashkëlojtarëvë të tij në stërvitje. Braziliani i Shkëndijës do të jetë i gatshëm për lojë qysh në fillim të pjesës së dytë të kampionatit, i cili është parapri të nisë në mesin e muajit shkurt. “Të them të drejtën ndjehem shumë mirë.

Pas ndërhyrjes kam ndjekur në Brazil me përpikmëri gjithë hapat e nevojshëm për rehabilitim dhe gjithçka ka ecur si duhet. Tashmë disa ditë jam me ekipin, punoj bashkë me shokët në palestër dhe falënderit Zotit nuk ndjej dhimbje. Si janë duke ecur gjërat shpejt do të jem 100% gati për ngarkesë maksimale”, deklaroi Stenio Zhunior.