Miralem Pjanic do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Juventusit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madrid të mërkurën, ndërsa Douglas Costa do të mungojë për më shumë se 15 ditë.
Pas testeve mjekësore për të dy lojtarët, ‘Zonja e Vjetër’ lëshoi një deklaratë për të informuar se braziliani ka pësuar një dëmtim të kofshës, ndërsa boshnjaku është rikuperuar dhe ka qenë në gjendje të stërvitet të hënën.Pjanic dhe Douglas Costa u larguan të dy pasi ndienin dhimbje në gjysmën e parë në barazimin 0-0 të Juventusit në Fiorentina të shtunën.
Danilo është një dyshim tjetër për ndeshjen kundër skuadrës së Diego Simeone, megjithëse nuk është e qartë nëse ai do të humbasë përplasjen në ‘Wanda Metropolitano’ apo jo.