Rikthehet paniku te Juventusi, Kieza lë fushën i dëmtuar

Frederiko Kieza ka vendosur që të bëjë me zemër stafin e Juventusit dhe tifozët e tij, sa herë që zbret në fushë. Mesa duket, ashtu si ndaj Romës, edhe dje kundër Interit sulmuesi ka ndier një dhimbje të fortë në gjurin e operuar dhe ndeshja e tij nuk zgjati as 20 minuta.

Sipas raportimeve të rrjetit “Sky Sport”, këtë herë dhimbjet që ka ndier Kieza janë pas gjurit të djathtë dhe menjëherë ka kërkuar ndërrimin, duke u ulur në stol.

Dhe sot, 25-vjeçari do t’i nënshtrohet sërish një ekzaminimi të detajuar për të kuptuar rëndësinë e problemit këtë herë, me shpresën që të mos shkojë përtej pauzës së kombëtareve.

Advertisements