Gjatë javës së fundit ka qarkulluar lajmi se Marek Hamshik do të shkonte në Kinë te klubi i Dalian. Por ,papritmas diçka shkoi keq dhe transferimi u shty disi, por duket se sërish nisën bidedimet dhe tanimë ai do të shkojë në Lindjen e largët.
Sipas atyre që raportojnë mediat italiane, flitet se sllovaku ka shkuar në Madrid për të kalur vizitat mjekësore dhe zyrtarizimi do të bëhet mes ditës së hënë dhe të martë. Napoli nga ky operacion do të fusë në arkat e veta plot 20 milionë euro, plus bonuset.
Çdo gjë u shty për faktin se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, kërkonte diçka më shumë, por vullneti i lojtarit dhe menaxherit ishte i qartë dhe kështu tratativa u mbyll me sukses. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare ku do të marrë 10 milionë euro në sezon.