Familja Obama me të vërtetë u largua nga Shtëpia e Bardhë, por kjo s’do të thotë se do të largohet nga vëmendja e mediave. Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, do të jetë gjyqtare e serive të sezonit të pestë të spektaklit “Masterchief Junior” që transmetohet në FOX Tv. “Los Angeles Times” ka shkruar se anëtari i mëparshëm i jurisë, Graham Elliot, nuk do të jetë pjesë e sezonit, por në vend të tij do zonja Obama, ndërkohë që emrat e anëtarëve të tjerë nuk janë bërë akoma të ditur. Kjo nuk është hera e parë që Michelle shfaqet në një spektakël të tillë, sepse më parë ajo ishte pjesë e Barefoot in Washington, në Food Network, format i ngjashëm me “Masterchief Junior”.