Rikthehet Karla Kardashian (FOTO)

Karla Kardashian është kthyer, dhe Ellen DeGeneres ka ardhur si motra e harruar e Kardashian, Karla. Si kostum për Hallouini, këtë herë ishte dhe një bark shtatzënie si pjesë e kostumit. Asaj iu bashkua Kourtney Kardashian, 38 vjeç, dhe Kendall Jenner, 21 vjeç, komediani Jay Pharoah, që luan rolin e babait të fëmijës së Karla-s. Ellen kishte një veshje leopardi dhe një triko gri, dhe flokëve të saj të shkurtër u kishte vënë një paruke bionde. 59-vjeçarja kishte veshur një palë syze shumë të mëdha, një zinxhir të trashë me logon e famshme të familjes, KK, një mori bizhuterish e unaza. Në përpjekje për të qenë në sinkron me motrat e saj të famshme, Kim, Khloe dhe Kylie, ‘Karla’ bëri të ditur se dhe ajo është në pritje të një bebi gjithashtu.