Rikthehet ‘drithërima’ Champions: Juve dhe Real synojnë përmbysjen ndaj Lyon dhe City

26

Champions League rikthehet pas 148 diëve në  “stand-by”.  Këtë të premte do të zhvillohen 2 super ndeshje, ku do të përcaktohen edhe çerekfinalistet e para të këtij edicioni.

Manchester City – Real Madrid

“Qytetarët” kanë fituar në sfidën e parë ndaj madrilenëve në “Santiago Bernabeu” (1-2) dhe sonte në mbrëmje do të kërkojë të ruaj këtë rezultat. Ndërsa, “ Los Blancos” nga ana tjetër vijnë në këtë duel pas fitimit të titullit kampion në La Liga dhe janë të motivuar që ta përmbysë rezultatin për ta përmirësuar edhe më shumë rekordin mbresëlënës në sezonet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Juventus – Lyon

Pasi u shpall kampion i Serisë A për herë të nëntë radhazi, Juventusi do të duhet ta përmbysë rezultatin 1-0 për ta arritur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për të katërtin sezon radhazi. Mirëpo përballë skuadra e Sarrit do të ketë një Lyonin që dëshiron me patjetër të kap çerekfinalet. Edhe pse humbën finalen ndaj Paris – Saint – Germain, ekipi i Lyonit po kalon një formë mjaft të mirë dhe do të mundohet që në këtë takim të bëjë të pamundurën për tu kualifikuar.

Fituesit e këtyre dy përballjeve do të përballen mes njëra – tjetrës në çerekfinale.

Comments are closed.