Rikthehet çështja e Bleona Matës: Policia ndalon një prej vajzave që dyshohet për zhdukjen e saj

78

Lajmi shokues, i pak ditëve më parë, kur një prej 5 vajzave dëshmitare të zhdukjes ishte shprehur tek gjyshi i Bleona Matës se vajza do t’u vinte në shtëpi, rikthen në vëmendje këtë ngjarje.

Pas këtij lajmi që u publikua në emisionin ‘Pa Gjurmë’ Gentjana që shkaktoi këtë tronditje tek familjarët u rimor në pyetje nga policia.

Jo pak e shokuar nga ky lajm është ende dhe sot nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, e cila këtë të hënë ishte në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’.

‘Gentjana është drejtuar në shtëpinë e Zenelit dhe kanë dhënë këtë lajm. I kishte thënë se, sa të hapen kufijtë dhe Bleona do të vij për tre ditë. Unë takova vjehrrin dhe më tha do të vij vajza. Por si mund të vij vajza pa ditur se nga ku, prej kujt, asnjë informacion. Nuk ka mundësi të paraqitet dhe të trondisë familjen. Për mua Qamilja është përgjegjësja kryesore, që mori vajzën në mes të fshatit, pastaj ia la Gentjanës. Qamilja ka qenë në fshat këto kohë. Krimet e Rënda kanë reaguar. Pas këtij lajmi vajzat janë shoqëruar, edhe Qamilja edhe Gentjana, kaq dijmë ne. Zeneli, gjyshi kërkon të denoncojë Qamilen dhe të bëjë gjithcka. Është një krim që fshihet afër dhe ne kërkojmë botën. Gentjana ka folur në telefon. Unë dyshoj se ka folur me Bleonën. Është dëgjuar nga persona të tretë teksa ka folur në telefon. Krimet e Rënda duhet të përgjonin telefonin. Ne jemi tronditur shumë sepse është dicka që ata e dijnë dhe nuk po tregojnë. Krimi është në familje dhe nuk po zbulohet. Vajzat janë fis me babain e Bleonës. Aq afër dhe s’po mundemi ti shohim fytyrën’, rrëfen nënaNëna rrëfen detaje të reja nga zhdukja e vajzës më 22 maj të vitit 2010 dhe dyshimet më të fundit që ka për Qamilen dhe Gentjanën, dy nga pesë vajzat që ishin me të Zapod. Ajo kërkon të vihen në përgjim telefonat e vajzave, pasi dyshimet nga banorët e fshatit edhe sot e kësaj ditë janë se, vajzat flasin me orë të gjata larg banesave në fshat. Madje Qamilja ka dashur të marrë e vëllain e Bleonës ditën kur gënjeu vajzën me ëmbëlsira dhe e ngjiti në mal.‘Ata telefonatat i bëjnë larg familjes. Janë parë nga banorët e zonës se Qamilja dhe Gentjana flasin gjatë ne telefon larg fshatit që të mos dëgjohen. Ata mund të flasin me vajzën dhe ne nuk dimë gjë. Halal e Bleonës thotë se Qamilja është ajo që din të vërtetën. Pasi ajo ia dorëzoi Gentjanës dhe kjo e fundit ia dorëzon sërish Qamiles. Është një rrjet i ngushtë. Të tregojnë të vërtetën vetëm kaq dua. Ngaqë ne e bëmë publike në televizor ata thonë se ishte ëndërr. Ata mund të kenë patur kontakt me vajzën prej 10 vitesh. Të vihen përgjues. Nuk janë përdorur mjete të tilla. Për momentin Qamilja ka përfunduar se ka qenë adoleshente. Pastaj vajzat kërkuan 6 orë më pas të mbyllen doganat. Si mudën të njoftonin kaq vonë? Qamilja ka dashur të marri dhe djalin. Momentin që Qamilja ka marrë vajzën, 5 metra pas saj e ka ndjekur një person me xhup me kapuç në kokë. Nëse një kafshë do ta kishte ngrënë do të kishte lënë një gjurmë, por aty nuk u gjet asgjë’, rrëfen nëna e Bleonës, Bukurie Veizaj.

Comments are closed.