Rikthehet çështja “Dembele”, Barça po punon për një tjetër rinovim

Çështja “Dembele” ende nuk është “mbyllur” te Barcelona. Pasi arritën ta bindnin francezin ne verë që të qëndronte në “Camp Nou”, tani drejtuesit “blaugrana” synojnë të nënshkruajnë një kontratë me një kohëzgjatje të re. 25-vjeçari ka rilindur që kur drejtimin e skuadrës e mori Xavi Hernandez. Performancat pozitive edhe në këtë fillim sezonin kanë bërë që te Barcelona të mendojnë për “bilndimin” e tij përtej vitit 2024.

Francezi nënshkroi në verë vetëm për dy sezone dhe me një klauzolë largimi që ndonëse fillimisht vlerësohej në 100 milionë euro, pas negociatave të fundit u caktua vetëm 50 milionë. Gjithashtu, sipas marrëveshjes që është nënshkruar mes palëve, gjysma e kësaj shume do t’i shkonte futbollistit dhe menaxherit të tij, Moussa Sissoko.

Barça, duke marrë parasysh faktin që për 50 milionë mund të humbasë Dembélé (në fakt do të arkëtonte vetëm gjysmën e kësaj shume) dhe se në botëror mund të rivlerësohet kartoni i tij (në varësi të rezultateve të Francës), ka nisur të lëvizë për nënshkrimin e një kontrate të re. Tani Barça dëshiron ta ketë nën kontratë të paktën, deri në vitin 2026 .

Advertisements