Kanë kaluar shumë vite që kur shkrimtarja e njohur e librit të Harry Potter, J.K. Rowling botoi atë libër magjik, i cili mbërtheu botën dhe miliona fëmijë. Autorja kishte një imagjinate të jashtëzakonshme, pasi kishte kaluar një jetë jo fortë të këndshme. Ajo rrëfeu pemës një dokumentari ë gjithë historinë e saj të pabesueshme, që për shumë kënd dukej si një përrallë. Nga një zonjë e varfër dhe gati në prag të një vetëvrasje, Rowling u kthye në një miliardere. Ka një surprizë për të gjithë, autorja do të rikthehet pas 25 vitesh, me një libër tjetër. Do të jetë një histori e bukur Krishtlindjesh, e cila do të dalë në të gjitha libraritë me 12 tetor, dhe më pas do të përkthehet në 20 gjuhë në të gjithë botën.
“Derri i Krishtlindjes”, do jetë një rrëfim interesant mes dhimbjes, humbjeve, dhe krishtlindjeve si një mrekulli. Me pak fjalë , subjekti i këtij libri do jetë, një fëmijë me emrin Jack, i cili e do lodrën e tij derrkuc. Pavarësisht faktit që ajo nuk e lë kurrë, ndodh e papritura, fëmija humbet lodrën e tij të preferuar. Dihet që në prag Krishtlindjesh fëmijët, e adhurojnë këtë festë për shkak të lodrave që marrin, por një zëvendësim i bezdisshëm ndodh me lodrën e tij.
Do të jetë kjo pikënisja që do çojë fëmijën në një udhëtim magjik, në kërkim të asaj që ka humbur… edhe në këtë libër stili autores, mënyra e rrëfimit, do jetë po aq magjike dhe mbresëlënëse duke përfshirë lexuesin në botën e vetë. Tema e humbjes , ka qene gjithmonë e pranishme në romanet e autores. Mariagrazia Mazzitelli, i cili do të botojë librin për Italinë, u shpreh, “është një nga historitë më të bukura të Krishtlindjeve, të shkruara për fëmijë, plot butësi, dhembshuri, të pashtershme për njerëzit dhe objektet e dashura”. Kujtojmë se libri i Harry Potter ka arritur, 450 milionë kopje.