Rikthehen rrahjet e nxënësve në autobus, një i lënduar rëndë

6

Shkup, 28 shkurt – Rrahje e madhe pak çaste me parë ka ndodhur në një autobus të linjës shtetërore në Shkup, saktësisht para Bankës Popullore të Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA. Nxënësit shqiptarë janë ballafaquar fizikisht me nxënësit maqedonas, ndersa të lënduar ka nga të dyja palët, derisa një nxënës maqedonas me lëndime të rënda është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Qytetit. Burime policore thonë për gazetën KOHA se ka filluar identifikimi i nxënësve që janë rrahur. (koha.mk)

Comments are closed.