Shkup, 8 mars – Kërkesat e dorëzuar me 24 shkurt, nga ana e Këshillit protestues të Shkupit, deri te zyra e EVN-së në lagjen Butel, lidhur me faturat e larta që kjo kompania ua dërgon qytetarëve, nuk janë marrë parasysh fare, shkruan gazeta KOHA. Këtë lajm të mërkurën e konfirmoi anëtari i Këshillit protestues, Arian Thaçi, i cili potencoi se nuk janë përfillë kërkesat nga mbajtja e takimit që u realizua me iniciativë të drejtorit Lirim Sulejmanit, i cili u kishte dhënë sqarime se ku duhet drejtuar për ankesat dhe vërejtjet e tyre.
”Me sa duket, kjo ftesë kishte për qëllim ta na bëhet e ditur se nuk mund të arrihet marrëveshje mes neve dhe drejtorisë së EVN-së, gjegjësisht drejtori Sulejmani, i cili gjatë takimit na sqaroi se nuk janë ata që e rregullojnë çmimin e rrymës elektrike. Po ashtu, ai potencoi se përgjegjësia për liberalizim të tregut të energjisë elektrike, nuk bie mbi ta. Mos përfillja e kërkesave tonë nga EVN-ja, është tregues i qartë se, pavarësisht faktit se qytetarët faturat i pranojnë në emër të kësaj kompanie, ajo nuk merr përgjegjësi për zgjidhjen e këtyre problemeve që tangojnë një pjesë të konsiderueshme të banorëve të Shkupit, Tetovës dhe më gjerë”, tha Thaçi, duke potencuar se nga dita e mërkurën, ata, së bashku me protestuesit nga Tetova, do të bashkohen në një këshill. Në ndërkohë, Këshilli protestues bënë apel që atyre t’ju bashkëngjiten edhe organizatat tjera që protestojnë gjithandej kundër EVN-së. Për lojën e keqe të kësaj kompanie, drejtuesit e Këshillit protestues thanë se do ta kundërshtojnë me vazhdimin e protestave, për të cilat qytetarët do të informohen me kohë se ku dhe në cilin vend do të mbahen. Ndryshe, gjatë muajit në Shkup, Tetovë dhe disa qytete tjera u organizuar protesta para selive të kompanisë energjetike EVN-ë, nga e cila kërkuan uljen e çmimit të faturave elektrike, dy gjuhësia gjata faturimit të të njëjtave dhe një sërë kërkesash tjera. (O.XH)