Rikthehen përleshjet ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, vriten disa ushtarë në kufi

44

Armenia dhe Azerbajxhani janë përfshirë ditët e fundit në një konflikt të armatosur që ka rezultuar me vdekjen e disa ushtarëve në rajonin kufitar. Të dy vendet akuzojnë njëri tjetrin për fillimin e provokimeve, ndërsa janë në konflikt që kur rajoni i Nagorno Karabakut me shumicë armene, që shpalli pavarësinë nga Azerbajxhani.

Shtatë ushtarë të Azerbajxhanit, përfshirë një gjeneral, dhe katër ushtarë të Armenisë u vranë në përleshjet e fundit me artileri të rëndë në zonën kufitare. Dy vendet fqinje, që kanë zhvilluar një luftë në vitet 1990 për kontrollin e rajonit të Nagorno Karabakut, fajësuan njëri tjetrin për fillimin e sulmeve tri ditë më parë, raporton Ora News.

Ndërkohë 16 civilë janë vrarë që kur nisi shkëmbimi i zjarrit në pjesën veriore të kufirit. Dy vendet janë prej vitesh në konflikt mbi kontrollin e rajonit separatist të Nagorno Karabakut. Mësohet se përplasjet e fundit janë larg Nagorno Karabakut dhe direkt midis dy vendeve.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se “udhëheqja politike dhe ushtarake e Armenisë do të mbajë gjithë përgjegjësi për provokimin”. Ndërsa kryeministri armen, Nikol Pashianin, e akuzoi Azerbajxhanin për “provokime” dhe tha se ato nuk do të kalojnë pa përgjigje.

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

Përplasjet vijnë disa ditë pasi presidenti azer Aliyev foli për mundësinë e një lufte të re me Armeninë dhe dënoi bisedimet e ngecura për paqe.

Më 7 korrik, ai kërcënoi të tërhiqet nga negociatat “nëse ato nuk japin rezultate”.

Nagorno Karabaku është një rajon i banuar me shumicë armene, që shpalli pavarësinë nga Azerbajxhani në mes të luftës së viteve 1988-1994, lufta nga e cila kanë humbur jetën mbi 30,000 vetë.

Që nga viti 1994, rajoni është nën kontrollon e forcave etnike armene, që Azerbajxhani thotë se përfshijnë trupa të furnizuara nga Armenia. Pretendimi i rajonit për pavarësi nuk është njohur nga asnjë vend.

Comments are closed.