Shkup, 19 shtator – Sot (e mërkurë) rikthehen ndeshjet e Kupës së Maqedonisë, kompeticion i cili vjen i dyti për nga rëndësia, pas kampionatit. Kujtojmë, fituesi i këtij trofeu shkon direkt në Kupat e Evropës, ndaj gara është e ethshme, nuk lë vend për llogari e “prapaskena” të tjera. Konkretisht, sot do të luhen shtatë ndeshjet e para të 1/8 së finales të Kupës, ku spikat pjesëmarrja e gjashtë skuadrave në të cilën forcat do ti matin Vardari dhe Makedonija Gj.P. Fituesi aktual Shkëndija në terren vendas do të luajë me Kit Go, ndërsa Gostivari po në terren vendas do të përballet me Pobedën. Një derbi duhet të luhet në Autokomandë, ku do përballen Skopje dhe Sileksi. Rabotniçki do të udhëtojë për në Kavadar. Të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales do të luhen të mërkurën me fillim në ora 15:30.