Rikthehen kualifikueset e kampionatit europian Euro 2020. Mbrëmjen e sotme do të luhen ndeshjet e treta.
Në grupin A përveç ndeshjes Mal i Zi-Kosovë luhet edhe takimi tjetër mes Republikës Çeke dhe Bullgarisë me vendasit që janë disi më të favorizuar për të marrë tre pikët, që do të ishin të parat në grup për çekët që duhet të reagojnë pas asaj humbjeje të turpshme me shifrat 5-0 ndaj Anglisë.
Në grupin B, vëmendja do të jetë në duelin me Ukrainës dhe Serbisë një ndeshje e drejtëpërdrejtë për dy vendet e para në grup.
Në grupin D, absolutisht që sytë e të gjithëve do të jenë te dueli Danimarkë-Irlandë.
Në grupin F, Spanja e Luis Enriques do të synojë fitoren e tretë në po kaq ndeshje në sfidën ndaj modestëve të Ishujve Faroe. Po në këtë grup, Suedia sfidon Maltën, ndërkohë që ndeshja më e fortë është ajo mes Norvegjisë dhe Rumanisë.
Në grupin G, ndeshja më interesante është ajo mes Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë e cila do të transmetohet në Supersport. Slloveni-Austri dhe Letoni-Izrael janë dy ndeshjet e tjera të këtij grupi të cilat gjithashtu përcjellin shumë interes.