Zlatan Ibrahimoviç po e afron një kthim në veprim me Mançester Junajted. Suedezi është i vendosur të fitojë Premier Ligë, duke deklaruar: “Unë kam ardhur përsëri për të përfunduar atë që kam filluar”. Ibrahimoviç ndihmoi në mbrojtjen e “Community Shield”, në Ligën e Evropës dhe në “Kupën EFL” në sezonin e tij të parë në Mançester, por një lëndim serioz i ligamentit të gjurit e shkurtoi fushatën mbresëlënëse, para se 36-vjeçari të bëhet një lojtar i lirë. Pas trajnerit bindës Hoze Murinjo dhe hierarkisë së Mançester Junajted, të aftësisë së tij për t’u kthyer në stërvitje të plotë, Ibrahimoviç është kthyer për një marrëveshje njëvjeçare. Dhe sulmuesi suedez ka vetëm një gjë në mendjen e tij. “Unë thashë se kam ardhur për të përfunduar atë që kam filluar”, – tha Ibrahimoviç për “Sky Sports”, teksa informoi për një rikthim në dhjetor, ndërsa skuadra e tij renditet për momentin në vendin e dytë, pesë pikë larg kryesuesve të Mançester Siti.
– Gjithçka që kam ndërtuar në sezonin e parë, kur kemi fituar tre trofe, fundi për mua nuk ishte ai që dëshirova, që askush nuk e donte. Objektivi është Premier Ligë. Ky është synimi im për të përfunduar pas rikthimit. Gjithçka që fillova në sezonin e parë, ne do ta përfundojmë në të dytin.” Ish-lojtari i PSZH, Milan, Barcelona etj.., Ibrahimoviç, shënoi 28 gola në të gjitha garat e sezonit 2016-2017, por dëmi i pësuar ndaj Anderlehtit, në prill, i kushtoi atij mospërfshirjen në finale të “Europa Ligë” dhe, gjithashtu, ngriti dyshime për të ardhmen e tij në futboll. “Në atë moment kur ndodhi, ishte më e lehtë për mua të thosha se do të kthehesha, sepse atëherë kisha një sfidë, – shtoi Ibrahimoviç. – Sfida ishte se kurrë nuk kam pasur një dëmtim të madh. Të gjithë ata njerëz, që ishin duke folur se “rikuperimi është i gjatë”, apo se “ai është shumë i vjetër”, më shtynë drejt sfidës më sublime profesionale të karrierës sime. Po sfidoj atë që jam në gjendje ta bëj, sa larg mund të shkojë trupi im. Në vitet e fundit, kur mendoja se sa shumë vite do të luaja, kisha një hezitim, por lëndimi më ka bërë më të lehtë. Kam pasur një objektiv dhe ky është rikthimi për të luajtur. Unë do të largohem ashtu siç hyra në këtë sport, nuk do të largohem si çalamanët. Do të largohem nga rruga që unë dua, edhe nëse duhet të ec me ujë, do ta bëj edhe këtë”.