Shkup, 21 maj – Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se nesër deri te Parlamenti do t’i parashtrojë emrat e rinj për rikonstruimin e Qeverisë.
“Rikonstruimin do ta propozoj nesër, pasi për shkak të aktgjykimit të sotëm nuk dija nëse do të ketë qeveri të tërë. Jam i gatshëm. Emrat janë konfimuar dhe biografitë e ministrave dhe zëvendës ministrave në mëngjes do të procesuohen deri te Kuvendi, me shpresë që deri nga fundi i muajit do të vendosen në rend të ditës në seancë plenare që të kompletohet Qeveria”, tha Zaevi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve sot para Gjykatës penale