Uashington, 18 korrik – Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, sot deklaroi se Uashingtoni është i gatshëm të kyçet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, por kjo nuk do të ndodhë derisa dy vendet nuk kthehen në tryezën negociuese.
Riker për VOA tha se para një kohe të caktuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Majk Pompeo ka biseduar për përforcimin e mundshëm të rolit të SHBA-së në proces.
“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë me partnerët evropianë. Morëm pjesë në fazën paraprake të dialogut, kur e arritëm Marrëveshjen e Brukselit, për të cilën besoj se bëri dallim të madh për zhvillimin normal të jetës, mirëmbajtjen e paqes dhe uljen e tensioneve në rajon në pesë vitet e fundit”, deklaroi Riker.
Riker beson se të dy vendet kanë dëshirë të gjejnë zgjidhje dhe në atë mënyrë të kontribuojnë drejt stabilitetit dhe përparimit të Ballkanit Perëndimor.
Si model i suksesshëm për tejkalim të problemeve në rajon, “që nuk janë zgjidhur me shekuj”, Riker e përmendi Marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë.