Athinë, 22 korrik – Përforcimi i marrëdhënieve bilaterale në suaza të dialogut strategjik Greqi-SHBA, si dhe ngjarjet rajonale ishin tema për të cilat kanë biseduar shefi i diplomacisë greke dhe ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, publikoi agjencia gazetareske greke ANA-MPA duke i’u referuar burimeve diplomatike.
Për takimin Dendias-Riker, MPJ-ja greke publikoi një fotografi në profilin në Tuiter, ndërsa vetë shefi i diplomacisë greke e përmendi në fjalimin në Parlament, në pjesën përkushtuar marrëdhënieve amerikano-greke.
“Para pak kohe në Ministri e prita zëvendësministrin amerikan, Riker për t’u vazhduar bisedat e filluara me zotëri Pompeon”, tha Dendias.
Filip Riker realizoi takim ehde me ish kryeministrin grek dhe lider të SYRIZËS, Aleksis Cipras, ndërsa në takim morën pjesë edhe ish ministrat Jorgos Katrugalos dhe Nikos Papas.
Ndihmës sekretari shtetëror amerikan i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker u takua edhe me ministrin për Zhvillim dhe Investime, Adonis Georgiadis.