Shkup, 26 korrik – Maqedonia e Veriut përmes Marrëveshjes së Prespës tregoi shembull për zgjidhje të guximshme të problemeve dhe aftësive për të ecur përpara drejtë një të ardhme më të ndritshme dhe më pozitive. SHBA-ja është e entuziazmuar nga ajo që vendi juaj e ka bërë. Vendi duhet të vazhdojë në këtë frymë, ndërsa opozita të kyçet në proceset. Vendi duhet të mundësojë sundimin e së drejtës dhe të tregojë se askush nuk është mbi ligjin, deklaroi ushtruesi i detyrës ndihmës sekretar i shtetit në SHBA për Evropën dhe Euro Azinë, Filip Riker pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, transmeton Koha.mk
Ai pret së shpejti në Samitin në Londër vendi të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, ndërsa pret që në vjeshtë ta marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në. SHBA-ja siç tha se, edhe pse nuk është pjesë e BE-së, vazhdimisht i jep mbështetje Maqedonisë së Veriut në këtë rrugë, por edhe në takimet bilaterale me vendet anëtare i inkurajon që shteti këtë vjeshtë të marrë datën e shumëpritur për negociata.
Keni arritur shumë, tha ai, dhe duhet t’i përmbushin kriteret e dhëna. “Në takimin e sotëm me kryeministrin Zaev e nënvizuam rëndësinë e miratimit të ligjit për prokurorinë publike. Kemi bazë të mirë në propozimin dhe gëzohem për votimin e tij. Shpresoj se ky proces do të përfundojë shpejtë së bashku me opozitën. Shpresoj se opozita, jo vetëm këtu por edhe në vendet tjera do të jetë vitale për ardhmërinë e tyre. Ky është një moment i shkëlqyer që të gjithë të bashkohen dhe ta përfundojnë procesin”, tha Riker.
Njëkohësisht kohë duhet të siguroni hetimet të jenë transparente, sepse siç potencon, qytetarët e respektojnë këtë. Duhet t’i tregohet opinionit se sundimi i ligjit ka rëndësi të posaçme dhe askush nuk është mbi ligjin.
Kryeministri Zoran Zaev është i kënaqur që Maqedonia e Veriut së shpejtë do të bëhet anëtare e NATO-s., që, siç tha, është një prej përcaktimeve strategjike të vendit. Ai beson se vendi së shpejti do ta marrë datën e shumëpritur për negociata.
“Të gjitha informacionet janë se në tetor do të arrijë vendimi i shumëpritur për fillimin e negociatave. Askush nuk dëshiron dëshpërime dhe premtime mashtruese të reja, qoftë në vend qoftë në BE, por edhe në rajon. Askush nuk dëshiron të hapet mundësia për të rritur ndikimet e palëve jo qëllimmira në vend dhe rajon. Të gjithë e presin njohjen për reformat e përmbushura demokratike për zgjidhje më të mirë të mundur, për çështjen e fqinjëve dhe përcaktimin e vendit tonë të jetë pjesë e botës demokratike perëndimore”, tha Zaev. (koha.mk)