Shkup, 26 gusht – Komunikacioni nga autostrada Shkup – Veles, nga qarkorja “Bashino Sello” deri në hyrje të qytetit të Velesit, rikahëzohet përgjatë rrugës rajonale “Mlladost” drejt Velesit për shkak të zjarrit në rajonin e Velesit.
Siç informoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, rikahëzimi i komunikacionit bëhet prej sonte, prej orës 18:10.
Komunikacioni nëpër rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të dukurisë së shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me drejtimet rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.