Shkup, 2 nëntor – Për shkak të mbajtjes së seancës gjyqësore për “Lagjen e trimave”, sot komunikacioni rreth ndërtesës së Gjykatës themelore Shkup përkohësisht do të rikahëzohet, kumtoi MPB. “Sot në rajonin e Sektorit për punë të brendshme Shkup do të mbahet seancë gjyqësore për ngjarjet lidhur me ‘Lagjen e trimave’. Për ato shkaqe komunikacioni në rrugët nëpër të cilat do të trajtohen të akuzuarit dhe rrugët përreth ndërtesës së Gjykatës themelore Shkup, përkohësisht do të rikahëzohet për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion”, ceket në kumtesë.