Shkup, 15 nëntor – Estonia është anëtare e NATO-s, 15 vite e gjysmë dhe ne e dimë se ajo është Aleanca më e fuqishme në botë dhe ta kemi Maqedoninë e Veriut është plotësim shumë i rëndësishëm i NATO-s. Unë shpresoj se shumë shpejt do ta festojmë edhe progresin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Mendoj se është shumë e qartë se nëse vendi i plotëson të gjitha kriteret nuk duhet të ketë fare pengesa subjektive për t’u inkuadruar në familjen evropiane”, theksoi sot ish-kryeministri i Estonisë, Taavi Rijavas.
Ai në Konferencën ndërkombëtare për inovacione në sferën e sigurisë, në kuadër të aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, “Innovative Europe, Security Hackathon”, theksoi se në këtë ngjarje nuk flitet vetëm për sigurinë e përgjithshme, por edhe për kërcënimet hibride dhe porosit se nëse bëhemi shumë digjital si komb duhet të investojmë edhe në sigurinë kibernetike.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, theksoi se qëllimi ynë nuk është vetëm anëtarësimi në NATO, por edhe aftësimi për ballafaqim me rreziqet e sigurisë.
“Vërtetë me anëtarësimin tonë në NATO, do të zgjidhim një çështje të sigurisë, megjithatë nuk guxojmë si shtet të ndalojmë këtu dhe te jemi të kënaqur, për shkak se rreziqet e sigurisë janë të përditshme. Ne si shtet duhet të jemi proaktiv, t’i shohim problemet, rreziqet e mundshme të cilat do të vijojnë dhe të japim zgjidhje adekuate”, theksoi Milevski.(koha.mk)