Tetovë, 11 shtator – Një 17 vjeçar, së bashku me babain e tij, S.M, të dielën mbrëma në mesnatë kanë denoncuar dhunë fizike që e ka kryer ndaj tij një person në një lokal në rrugën “Ivo Llolla Ribar” në Tetovë, ku ka qenë më herët. Sipas raportit të policisë së Tetovës, sulmuesi ka qenë i dehur dhe së bashku me të kanë qenë edhe katër persona tjerë në një tavolinë, i është afruar dhe me boks prej metali disa herë e ka goditur në kokë dhe trup, duke i shkaktuar lëndime të mëdha trupore. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa policia ka njohuri për personin që e ka kryer këtë sulm.