Kolombo, 15 nëntor 2018 (MIA) – Deputetët në Parlamentin e Sri Lankës janë rrahur për shkak të kontestit rreth asaj nëse dhoma ligjdhënëse ka të drejtë ta shkarkojë kryeministrin nga detyra.
Kryeministri i Sri Lankës, Mahinda Raxhapaksa pohon se kryetari i Kuvendit nuk ka të drejtë ta largojë nga funksioni me votim individual të deputetëve në Kuvend.
Kryetari i parlamentit, Karu Xhajasurija theksoi se Sri Lanka nuk ka qeveri dhe kryeministër në seancën e sotme parlamentare, pas votimit të djeshëm për mosbesimin e Raxhapaksas.
Më shumë se 20 deputetë janë rrahur në seancën e sotme parlamentare, nga të cilët disa ishin shtrirë në dysheme dhe janë goditur nga kundërshtarët e tyre. Disa mbështetës të Raxhapaksa filluan të gjuanin ndaj kolegëve të tyre me shishe uji dhe shporta të mbeturinave, pas çka kryetari i Parlamentit, Xhajasurija, e ndërpreu seancës.
Raxhapaksa theksoi se Parlamenti nuk është dashur ta largojë publikisht dhe me votim individual dhe bëri thirrje të thirren zgjedhje të parakohshme.