Këngëtari Ricky Martin vjen për herë të parë në Tiranë. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka njoftuar koncertin e këngëtarit latin me anë të një postimi në Facebook. Ngjarja e madhe do të jetë më 20 Korrik në sheshin “Skënderbej”.
“Livin’ la vida loca. Come on”,- shkruan Rama. Po ashtu lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtari latin me një postim në rrjetet sociale.