Richarlison është kthyer në idhullin e tifozëve të Evertonit pas vetëm një sezoni në “Godison Park”, por zërat e fundit mund ta shndërrojnë atë edhe në një lojtar të padëshiruar. Mësohet se agjenti i brazilianit është takuar me Jurgen Klopp në shtëpinë e trajnerit gjerman për të diskutuar transferimin e 21-vjeçarit te rivalët e përjetshëm të Liverpoolit. Richarlison, i cili këtë sezon fitoi edhe një vend në përfaqësuesen Brazilit është përforcimi perfekt për skemat e Klopp, por nëse në vitin 2018 Evertoni e bleu atë për 50 milionë euro, tani do të kërkojë të paktën 80 milionë për ta lënë të lirë.