Richard Gere, “mysafiri i paftuar” i emigrantëve të bllokuar në detin Mesdhe

Aktori i famshëm Richard Gere ka vizituar disa emigrantë në një anije, të cilët kanë një javë të bllokuar në Detin Mesdhe.

Gere dërgoi ushqime për 121 persona që po qëndrojnë në anijen “Open Arms”, pranë ishullit italian të Lampeduzës, pasi nuk i lejohet të hyjë në portin e Italisë dhe Maltës. Aktori 69-vjeçar i bëri thirrje të gjithëve që të mbështesin anijen dhe të ndihmojnë emigrantët.

Asnjë shtet deri tani nuk i është përgjigjur kërkesës për t’i dhënë një zgjidhje anijes që po qëndron në det të hapur.